Pasi socialisti Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, vendin e tij në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka.
Bazuar në listën e deputetëve që garuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021, mandati i deputetit i takon Erjon Mekës, pasi Denis Deliu dhe Arkend Bala kanë marrë mandatin e deputetit pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.
Kujtojmë se Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit pasi dy ditë pasi u mor në pyetje nga prokurorët në SPAK.
Vendimi për t’i dhënë fund detyrës është konfirmuar nga vetë Çyrbja.
Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017.
Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota.