Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çupëlina”, ministret-Xhaferrajt: Kërko falje! Berisha: Qetësojini të eksituarat

2022/02/17 at 2:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Çupëlina”, ministret-Xhaferrajt: Kërko falje! Berisha: Qetësojini të eksituarat

Një koment i deputetit Ferdinand Xhaferraj, i cili i etiketoi ministret si “çupëlina”, ka ndezur debate në seancën plenare të ditës së sotme.


Ishin ministret fillimisht që reaguan, duke i cilësuar fjalët e deputetit si seksizma dhe të papranueshme, ndërsa insistuan se Xhaferraj duhej të kërkonte falje.

Xhaferraj: Pavarësisht replikave me pjesën e sipërme të fundit të barkut, se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupërinash pa asnjë kontribut politik dhe ty kryetar i grupit parlamentar (i drejtohet Ballës) të la po aty.

Lindita Nikolla: Të lutem shumë, duhet të kërkoni ndjesë për zonjat ministre, nuk mund t’i etiketoni me këtë gjuhë, kërkoni ndjesë…

(Flet Xhaferraj)

Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni me atë gjuhë.

Mirela Kumbaro nga vendi: Kërko ndjesë.

Lindita Nikolla: Shumë e rëndë zoti Xhaferraj, kërko ndjesë.

Sali Berisha: A mund të vendosni paqe me këto ministre të eksituara?

Lindita Nikolla: Ju lutem mos vazhdoni edhe ju…

Ndërkohë ministrja Balluku iu drejtua deputetit Xhaferaj duke i thënë se si babai i një  vajze nuk duhet të flasë në këtë mënyrë. Gjithashtu kanë reaguar deputete të opozitës, si Mesila Doda dhe Erisa Xhixho, të cilat theksuan se seksizmat janë të patolerueshme.

Xhaferaj nënvizoi se fjala e tij u nxor nga konteksti, por gjithsesi pas pasi disa minutash debate kërkoi ndjesë.

Belinda Balluku: U bë kohë që thoni ‘çupëlina’. Keni një vajze ekselente që është vajzë shumë e mirë dhe si baba i një vajze nuk e di ku e gjeni guximin të përdhosni gratë. Unë në parlament nuk e ndaj shumë mendimin ‘gratë dhe burrat’ sepse këtu kemi ardhur të gjithë me votë. I drejtohen zonjave të grupit, a ndiheni mirë kur dëgjoni kolegët të flasin me këtë lloj gjuhe? Ju duket normale kjo? Në radhët tona kolegët nuk ju marrin nëpër gojë. Mblidhini këto burrat dhe thojini që nëse munden të merren me një gjë tjetër dhe jo të merren a janë gra, çupëlina apo të vjetra në moshë.

Xhaferraj: Unë në kulturën time nuk e kam problem të kërkoj falje kur është për të kërkuar, por ne po flasim për autoritetin qeverisës. Të jesh ministër nënkupton eksperiencë e kontribut dhe gjysma e zonjave ministre e kanë filluar me postin e ministres karrierën. Meqë përmende vajzën time, kam një vajzë që në shkollë është ekselente, por kurrë nuk e mendoj vajzën time në postim e ministres.

Ogerta Manastirliu: U bë e përsëritur që grave në Kuvend i etiketohen lloj-lloj epitetesh dhe kjo është  e papranueshme. Sot ndihemi të fyera në dinjitet që një pjese prej jush mbase i mungon. Sot është një ditë që sot duhet të bëhet mësim që kur ofendon duhet të kërkosh falje. Ne këtu nuk do flasim për asgjë tjetër veçse për këtë dinjitet që po fyhet për gratë. Sot presim falje nga z.Xhaferraj për atë etiketim që bëri”, tha ministrja.

Mesila Doda: Unë dënoj fjalën e kolegut i cili duhet të kërkojë patjetër ndjesë edhe pse nuk besoj që qëllimi i tij të ketë qenë të ofendojë gratë. Po ashtu i kërkoj ministrave të kritikojë kryeministrin sa herë ka cenuar dinjitetin e ndonjërës prej nesh.

Erisa Xhixho: Gjuha seksiste e një kolegu për mua është e papranueshme. Çdo grua meriton respekt dhe vërejtjen e kam nga të dy krahët politikë sepse kemi parë edhe nga maxhoranca bullizëm ndaj grave dhe nga opozitat dhe duhet ët vihet një standard që asnjë grua që merret me politikë mos të bullizohet. jemi gati për debat e argumenta, por kur vjen puna për bullizëm e seksizëm në këtë parlament nuk duhet ta pranojmë nga askush, as nga kolegët tanë burra. Duhet të vendoset një standard tjetër në këtë parlament.

Oriola Pampuri: Ju kërkoni një sjellje që ju vetë nuk arrini ta zbatoni, ne kemi parë sjellje të kryeministri nga të cilat të gjitha ne jemi ndjerë keq dhe kur ju të ndaloni sjelljet e kryeministrit ndaj jush, ngrini zërin për më shumë. Kjo grugule bëhet për një arsye të madhe, për të zhvendosur vëmendjen nga një çështje e madhe. Kemi çështjen e inceneratorëve dhe ata që ndihen të frikësuar, merren me një fjalë. Zoti Xhaferraj është nga ata kolegë që ka respektin maksimal ndaj grave.

Xhaferraj: Është e turpshme që fjalët nxirren nga konteksti dhe bëheni bashkë si organizatë partie. Fjalët janë nxjerrë nga konteksti, unë nuk e kam problem të kërkoj ndjesë ku është për të kërkuar ndjesë.

Blerina Gjylameti: Të mblidhemi të gjitha zonjat e të ndërpresim seancën nëse Xhaferraj nuk kërkon ndjesë

Xhaferraj:  Fjalët u nxorën nga konteksti, por nisur nga fakti që është këto 30 min shërbyen për të folur e për të sensibiluzar një çështje seksizmi që në Shqipëri vërtetë ekziston dhe duhet ët bëjmë hapa përpara, unë kërkoj ndjesë”.



Ju sugjerojmë

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

12 Korrik, 2025 11:35 am
Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
Aktualitet

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

12 Korrik, 2025 11:22 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

12 Korrik, 2025 11:12 am
Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
Rajoni

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

12 Korrik, 2025 11:07 am
Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
Para
8 Dhjetori/ Ambasada e SHBA:Jemi krah popullit shqiptar teksa përqafon të ardhmen

Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Metën/Ambasada e SHBA: Po demonstron aftësinë

Kryemadhi:LSI s’garon në zgjedhjet e 6 Marsit,i krijuam një teknikalitet Berishës

Kryemadhi:LSI s'garon në zgjedhjet e 6 Marsit,i krijuam një teknikalitet Berishës

Pas Tiranës, Gjykata pezullon garën e FSHF në gjithë vendin

Pas Tiranës, Gjykata pezullon garën e FSHF në gjithë vendin
















TE FUNDIT

‘Çmendet’ 44 vjeçari futet në lokal me sëpatë e kanos dy shtetas, vihet në pranga

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
12 Korrik, 2025

Kanosi në lokal me sëpatë dy shtetas për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Ndërhyrja...

Lexo më shumë

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend
12 Korrik, 2025

Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/MM: 5 vatra aktive nga 21 të identifikuara. Ja bashkitë e prekura

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
12 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten...

Lexo më shumë

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht
12 Korrik, 2025

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com