-U tha në Opinion

Çunmulaj: Vajzave ja kam shpjeguar virusin alla shqiptarçe


               Publikuar në : 23:56 - 26/03/20 |
Al Do

Modelja njohur Emina “Çunmulaj ishte mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në një lidhje direkte nga Los Angeles, në SHBA.

Ajo tha se kishte dy javë e gjysmë që ishte vetizoluar në shtëpi sëbashku me dy vajzat e saj.

“Jam që 2 jav e gjysmë e izoluar unë dhe vajzat. 10 ditët e fundit është dhënë urdhër në Los Anxhelos të izolohemi në shtëpi. 90% të njerëzve këtu nuk i shef nëpër rrugë por ka dhe si ata të rinjtë në florida të cilët dalin dhe mendojnë  se nuk do ti ndodhë gjë”, tha ajo.

Çunmulaj tha me humor se ja kishte shpjeguar situatën e koronavirusit fëmijëve në mënyrë “alla shqiptarce”

Blendi Fevziu: Si mund t’ja shpjegosh fëmijëve që të rrinë në shtëpi?

Emina Cunmulaj: Unë vajzës së madhe ja kam shpjeguar pak me thjeshtësisht, i kam thënë është një bakterie atje jashtë dhe kjo po i bën njerëzit të sëmurë. Sikurse ajo nuk ka qef të shkojë tek doktorri e ka kuptuar menjëherë, ah ok do të rrim në shtëpi.

Blendi Fevziu: E paske trembur me doktorin

Emina Cunmulaj: Pak alla shqiptarce në fakt. /Opinion.al

Pas