Dhjetëra turistë serbë të cilët javën e kaluar kanë qenë për pushime në Greqi, janë ankuar se doganierët grekë u kanë konfiskuar ushqimin që kanë pasur me vete. Në shënjestër kanë qenë domatet, specat, frutat, si dhe mishi-thotë gazeta Express.
Është fakt i njohur se shumë nga turistët e rajonit, si nga Maqedonia dhe Serbia, të cilët shkojnë për pushime në Greqi, mbartin me vete sasi të mëdha ushqimi për shkak të çmimeve të larta në marketet dhe restorantet lokale.
Autoritetet doganore greke thonë se konfiskimi i mallrave ka të bëjë me faktin se nuk janë mallra të çertifikuara nga Bashkimi Evropian, ndaj edhe kanë të drejtë ta konfiskojnë.