Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudia nuk ka për të zgjatur vetëm 3 ditë!

2018/09/30 at 4:49 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Çudia nuk ka për të zgjatur vetëm 3 ditë!

Nga Desada Metaj


Dje…

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.“- shkruan Rama në twiter

Sot…

“Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund #eGjithëVëmendjapërVajzën”, shkruan kryeministri.

Nëse një ditë më parë kryeministri ka vlerësuar punwn e policisë për rastin e vajzës së dhunuar nga djali i deputetit socialist, sot inkurajon prokurorinë të kryejë veprimet në bazë të ligjit. Inkurajon të njëjtën prokurore që nuk bëri asnjë veprim për 3 denoncimet e vajzës muaj më parë, qe zvarriti procesin dhe e la të dhunuarën pa mbrojtje. A mund të shpjegojë kryeministri ose dhe ministri Brendshëm pse  pas 3 muajsh dhe një zvarritje skandaloze arrestohet Rexhep Rrahja ditën kur ky skandal ka marë përmasa të mëdha dhe tashmë askush nuk mund ta fshehë dot më papërgjegjshmerinë dhe presionin e politikës për një rast flagrant dhunimi.

A mundet që një arrestim selektiv si ky i sotmi pas një jehone të madhe në rrjetet sociale dhe media të bindë qytetarët se pas kësaj nuk do të ketë më njerëz me pushtet që qëndrojnë mbi ligjin?

A është arrestimi i sotëm një kapitullim i kryeministrit përballë presionit publik, ndërsa një ditë më parë e trajtoi ngjarjen si të përdorur politikisht dhe vlerësoi punën e bërë nga policia këto 3 muaj?

Ndoshta protesta e lajmëruar dhe reagimi i fortë i opinionit publik e kanë bërë Edi Ramën te reflektojë e të kuptojë që strategjia “çdo gjë harrohet ditën e tretë”  nuk funksionon këtë herë. Mbase kryeministri mendon se shqiptarëve nuk u bën më kaq shumë përshtypje skandali i radhës së një deputeti të mazhorancës me lidhje kriminale dhe i favorizuar nga drejtësia. Ndoshta strategjia e tij për të tërhequr vëmendjen tek komisar Emiljano Nuhu që denoncoi skandalin nuk funksionoi këtë herë si me rastin e Zaganit.

E duke përdorur arrestimin e “përgatitur” të djalit të deputetit të tij, ndoshta mendon dhe shpreson se jehona do të shuhet dhe drejtësia e munguar për rastin e Xhesila Malokut do të vihet në vend. Pa u thelluar njëherë të vetme në pyetjen : “Duhet të denoncohen publikisht skandale të tilla që të kuptojmë se në ç’nivel është policia shqiptare?”…. Apo duhet të ndodhin skandale të përmuajshme që të njihemi me një tufë deputetësh që janë mbi ligjin, ndajnë miqësi dhe kohë me banditë dhe në rastin më të keq, të dhunojnë e të detyrojnë të mbyllësh gojën.

Edi Rama nuk mund t’i shmanget përherë përgjegjësisë për zgjedhjen që i ka bërë deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tij duke bërë batuta apo akuza për opozitën apo median.

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se krimi dhe politika jetojnë bashkë sepse ai që është në krye i frymëzon dhe i mbron këto lidhje. Por mbase kur një ditë politika t’i rikthehet misionit të saj të vërtetë, krimi do t’i mbesë “peshqesh” atij që e solli atë më afër politikës së askush tjetër më parë./ Opinion.al

Etiketa: Cudia nuk zgjat 3 ditedesada metaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Habit Policia e Shtetit, Rexhep Rraja nuk akuzohet për dhunë

Habit Policia e Shtetit, Rexhep Rraja nuk akuzohet për dhunë

Luks i çmendur, ja sa kushton ora e Noizyt

Luks i çmendur, ja sa kushton ora e Noizyt

Zhduket prej dy ditësh në rrethana misterioze 22-vjeçarja shqiptare

Zhduket prej dy ditësh në rrethana misterioze 22-vjeçarja shqiptare
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com