Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë tek Vila Toto, për të folur me të zotin e saj, Luan Toto. Ai tregoi se vila është ndërtuar që në qeverinë e Fan Nolit.
“Shtëpia ime është ndërtuar nga gjyshi im që në qeverinë e Fan Nolit, e deri më sot jemi 6 breza që e trashëgojmë. Kjo vila është mbi 100-vjeçare e ndërtuar nga gjyshi im dhe e mirëmbajtur nga babai im që e njeh e gjithë Shqipëria, Qemal Toto. Kjo mund të jetë çereku i asaj që mund të më takojë mua”, tha denoncuesi.
Toto zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi Bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim. Më parë, Toto tha se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.
“Shteti më bëri këtë rrugë kalimi. Kërkoj që në hyrjen e shtëpisë sime të më japë rrugën që të hyj në shtëpi. I bie që të hipi mbi makina”, tha denoncuesi.
Luan Toto ka aplikuar për parkim në bashki dhe i thanë që është publik, por në fakt rezulton privat.
“Ky është parkim publik, kështu është thënë nga bashkia. Ndërkohë që tani po shitet, hidh 1 milion lekë thotë ai që ta marrësh. Shfrytëzohet nga privati. Kam aplikuar dy herë për parkim. Përgjigja e parë është kthyer që është publik për turizëm, për kalçeto, për popullin. Ky subjekti tjetër e përdor për privat. Është një karafil, trëndafil, ku di unë. E Zambak, ku e di si e quajnë, lule e ka dhe ai. Ai e ka pajisur me leje atje dhe mund t’i japë dhe të gjitha. Tani nuk e marr vesh, unë i Zoti i shtëpisë, të më vijë tjetri të më zerë derën këtu, unë të vritem me të tani”, tha Toto.
E vetmja gjë, që ky qytetar kërkon është rruga për ta dalë nga shtëpia dhe parkimet, që i takojnë si biznes. Ndërkohë biznesi në fjalë, një restorant nuk lejon parkimin e mjeteve të tjera përveç të klientëve të tij.
Qytetari: Çfarë bëre? Si je? Kush i ka këto këtu?
Kamarieri: Lokali!
Qytetari: Ëëë?
Kamarieri: Janë të restorantit.
Qytetari: Ta fus një çikë makinën aty poshtë pemës?
Kamarieri: Merr leje!
Qytetari: Pse çfarë ka?
Kamarieri: Janë të këtij.
Qytetari: Po mirë, e paguaj unë. Sa lekë bën? Vetëm mos ta lë këtu, se bëhet pis nga ato rrëshirat!
Kamarieri: Ja t’i them njëherë atij o vëlla! Ja një minutë!
Qytetari: Është kështu me lekë apo…?
Kamarieri: Është thjesht për restorantin.
Qytetari: Është thjesht për restorantin? E dha vetëm për klientët e vet ai?
Kamarieri: Eh, vetëm për klientët ndaj…
Qytetari: Hajt mo! Varja!
Qytetari takoi drejtorin e bashkisë Zambak Selmani dhe ai i thotë, se do ia japë servitutin dhe parkimin pas 2 aplikimeve dhe ankesave tek bashkëqeverisja.
Qytetari: Si kalove? Kërkesa ime dhe përgjigja e parë. Kjo është shkresa e dytë, që s’më ka ardhur një përgjigje.
Drejtori Zambak Selmani: Ju keni bërë ankesë tek “Bashkëqeverisja”?
Qytetari: Jo!
Drejtori Zambak Selmani: Nënvizimet, që do bëhen tek ju për parkim të parë, parkim me viza të bardha poshtë, do bëhet edhe 1 metërshi tek ju.
Qytetari: Jo, mua të më bëhet hyrja e shtëpisë, o vlla njëherë, pastaj…!
Drejtori Zambak Selmani: Po pra, 1 metërshi i hyrjes…
Qytetari: Po s’është 1 metër, se 1 metër është shumë e vogël. Rruga, sa është me ligj 1.80-2? Unë aq e mendoj.
Drejtori Zambak Selmani: Ok 1.80, 2.
Qytetari: Po!
Drejtori Zambak Selmani: Po tub ë 1.80, këto këtu nuk kanë shance, se ato do prishen këto këtu. Flasim me logjikë, kupton?
Qytetari: Po me 1 metër, nuk është e logjikshme. Unë tani, s’kam, pse toleroj më njerëzit. E kam të drejtën atje tek rruga. Besoj, se më takon edhe do e kërkoj!
Drejtori Zambak Selmani: Në moment, që këtu ka tolerancë, u parkua ky këtu, dhe këtu ka tolerancë, që ky të dali, unë ta bëj edhe 2 ore.
Qytetari: Del, del, del, del…
Drejtori Zambak Selmani: Ta bëj dhe 2 mo, ta bëj dhe 2.
Qytetari: Del, del, del…
Drejtori Zambak Selmani: Teknikisht, ta bëj dhe 2.
Qytetari: Ai del.
Drejtori Zambak Selmani: Vetëm mos prishen këto parkimet e para.
Qytetari: Jo, nuk prishen!
Drejtori Zambak Selmani: Do të ketë vende publik, dhe nuk do të jenë të gjitha privat.
Qytetari: Po! Unë jam një nga më të vjetrit aty në lagje.
Drejtori Zambak Selmani: Po!
Qytetari: Edhe unë nuk kam pat ndonjëherë ndonjë favor nga Bashkia e Vlorës. Unë ato parkimet e mia, kur do i marr? Ore unë thashë, ia jap komunitetit parkimet e mia. I paguaj unë. Do ia jap një këtij, një atij tjetrit, dhe një tjetrit vetëm nga inati do i marr unë parkimet.
Drejtori Zambak Selmani: Jo, jo!
Qytetari: Do ia jap komunitetit.
Drejtori Zambak Selmani: Kam mendim të kundërt.
Qytetari: Po kujt do ia jap? Do ia jap “Lungomares”.
Drejtori Zambak Selmani: O vllai im, e ke gabim ore! E ke për shfrytëzim biznesi.
Qytetari: Po do ia jap! Po do m’japësh 3 parkime ti mua? S’më bëjnë punë! Do t’ia jap Ervinit, do t’ia jap Edit, do t’ia jap tjetrit.
Qytetari: Sa parkime do marrim?
Drejtori Zambak Selmani: 6!
Qytetari: 6 parkime?
Specialistja: Do t’i lësh servitutin e kalimit këtij, dhe pastaj, sa vende ke atje do ta vizojmë me të bardha. Do bëjmë vijëzimin e këtyre 10 vendeve të parkimit, që këto janë veç nga të tjerët, dhe pastaj parkim për qytetarët.
Drejtori Zambak Selmani: Po!
Më pas shkon gazetarja e “Stop” në zyrën e Zambakut, po nuk e gjen aty, pasi është hapur fjala, se ka vajtur SPAK-u.
Gazetarja: Si jeni? Ku ndodhet zoti Zambak?
Punonjësja: Tek zyra!
Gazetarja: Këtu e ka zyrën? Apo është tjetra?
Punonjësja: Tek zyra tjetër!
Gazetarja: Se ishte kështu…, qenka hapur.
Punonjësja: Duhet të jenë me ato të SPAK-ut, më tha kjo lart, prandaj…
Gazetarja: SPAK-u?
Punonjësja: SPAK-u, SPAK-u!
Në telefon drejtori premtoi, se do t’i lihet rruga Vilës Toto dhe do t’i jepet pjesë nga parkimi 4 subjekteve, që operojnë aty.
Zambak Selmani: Aty janë 4 subjekte, që ushtrojnë aktivitetin, që janë pa parkim dhe kanë bërë kërkesën të katërta subjektet, për të marrë nga 3 vende parkimi.
Gazetarja: Subjekti më i afërt është Vila Toto. Banesa që është 100 e ca vjeçare.
Zambak Selmani: Po, do t’ju sqaroj për “Vilën Toto”. Dhe “Vila Toto”, do përfitojë parkim. Një pjesë e parkimit do të jetë publike për të gjithë qytetarët, një pjesë e parkimit do të jetë për bizneset, që ushtrojnë aktivitetin aty, pasi e kanë të pamundur të parkojnë.
Gazetarja: Pse nuk kanë përfituar deri më sot për parkimin Vila Toto.
Zambak Selmani: Sot ka qenë në zyrën time.
Gazetarja: Ka aplikuar që para 2 vitesh.
Zambak Selmani: Do të pajiset edhe “Vila Toto”.
Gazetarja: Me parkim?
Zambak Selmani: Po!
Gazetarja: Edhe me atë servitutin?Zambak Selmani: Po, po edhe atë servitutin, që kërkon 1 m, për kalimin e familjarëve të vet./ Tv Klan