Futet kundravajtje në autostradë duke ndjekur Pokemonat. Një tjetër rast i çuditshëm vjen nga çmenduritë e shumta që po dëgjojmë prej njerëzve që luajnë lojën Pokemon Go.
Këtë herë protagoniste është një vajzë e re shqiptare 19 vjeç, e cila është ndaluar nga policia rrugore italiane teksa udhëtonte në korsinë e kundërt pak pas daljes nga autostrada e Firences, raportojne mediat italiane. Pasi u pyet pse ecte në drejtim të kundërt, shqiptarja e cila ndodhej edhe në shoqërinë e të vëllait në makinë, ka habitur policët me përgjigjen e saj: Isha në ndjekje të Pokemonave. Në këtë pikë, policët nuk kane pasur tjetër ç’të bëjnë veçse të zbatojnë kodin rrugor. Asaj i kanë hequr katërt pikë nga patenta.