Aktualitet

Çuçi: Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta, ka ende për t’i dhënë vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:58 - 07/10/21 |
Opi Nion

Gjatë ceremonisë së prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili mori detyrën një ditë më parë,  ka folur edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Çuçi tha se Ardi Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta në 30 vite teksa theksoi se ka ende për t’i dhënë Shqipërisë.

Drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet. E gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën, nivelin e besueshmërisë e kemi 565%. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edhe në detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, do t’i kryejë me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi./Opinion.al

Pas