Te Fundit

Çuçi: Të shemben sa më shpejt objektet e skualifikuara nga legalizimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 22/10/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka kërkuar shembjen e menjëhershme të objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Në një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Çuçi tha se shembja e tyre duhet të vijojë sa më shpejt.

“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor dhe po vijon ende përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Janë shembur qindra objekte pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, janë vendosur qindra milionë gjoba ndaj subjekteve dhe shumë persona po ndiqen penalisht. IKMT do të shembë gjithashtu ndërtimet pa leje edhe në zonat e mbrojtura, si dhe ato përgjatë akseve rrugore kombëtare.

Pas