Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çuçi: Ta harrojnë celularin tim, 15 vite burg kush ndërton pa leje

2021/05/14 at 11:23 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çuçi: Ta harrojnë celularin tim, 15 vite burg kush ndërton pa leje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat deklaroi ditën e sotme se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe inspektorëve për mbrojtjen e mjedisit. Ai tha se që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dhunimin e territorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve.

Çuçi deklaroi se për territorin tashmë përgjegjëse duhet të jetë policia, veçanërisht për ndërtimet pa leje, krimet mjedisore dhe krimet ndaj pyjeve. Më tej, Çuçi ka theksuar se kësaj here nuk do të ketë tolerime duke nënvizuar se për ndërtimet pa leje dënimi shkon deri në 15 vite burg.

“Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në kuadrin e detyrave të policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme, Mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gravitetin e duhur për strukturat e MB për mbrojtjen e mjedisit, territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Është bërë një kohë jo e shkurtër që struktura për mbrojtjen e territorit kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme. Mendoj që akoma nuk kemi bërë atë që duhet përsa i takon koordinimit që duhet të kenë të gjitha ato struktura parë kjo nga rezultatet e deritanishme. Është bërë një punë e mirë nga agjencitë për mbrojtjen e mjedisit por mendoj që punojmë si ishuj të pavarur.

Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm”, tha ai. Punonjësi i policisë do jetë përgjegjës për dhunimin e territorit.  Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtimet pa leje”, tha Çuçi./Opinion.al

Etiketa: bledi cucindertimet pa lejepoliciaterritori

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
Basha porosit qytetarët:Ajo që duket si fundi betejës, është vetëm fillimi

Basha porosit qytetarët:Ajo që duket si fundi betejës, është vetëm fillimi

“I kërkon llogari një fshatari”, Rama: S’ka policë në zonat turistike

“I kërkon llogari një fshatari”, Rama: S'ka policë në zonat turistike

“Populli e quan Metën të çmendur”,Braho-mjekëve: Si e vlerësoni gjendjen?

“Populli e quan Metën të çmendur”,Braho-mjekëve: Si e vlerësoni gjendjen?

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com