Aktualitet

Çuçi: Sot, Policia shumë më tepër e besueshme nga publiku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 22/12/20 |
Opi Nion

Bledi Çuçi sot mbajti komunikimin e parë si ministër i Brendshëm. Në këtë komunikim prezantoi sondazhin e fundit të bërë nga një agjenci suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit.

Duke u bazuar edhe në rezultatet e anketimit, ministri i ri u shpreh se, Policia e Shtetit nuk ka ndikime politike dhe se është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën.

“Perceptimi për punën e bërë të Policisë së Shtetit nga viti 2013 deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Ky sondazh vjen në një moment specifik, sepse javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme apo nga një rast krejtësisht i veçuar, i cili nuk ka lidhje me të gjithë trajektoren e punës së policisë, por që nxori në sipërfaqe të gjithë atë kategori njerëzish, të cilët nuk lënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë para ngjarjes së veçuar të para 10 ditëve. Sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën. Publiku e sheh me shumë respekt punën e policisë që prej vitit 2013”,- u shpreh ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi./Opinion.al

Pas