Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, jashtë dyerve të Kuvendit është pyetur nga gazetarët për publikimin e të dhënave të marra nga hakerat iranianë ga sistemet e Policisë së Shtetit.
Çuçi është shprehur se lista nuk është pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX. Ai ka thënë më tej se hetimet vazhdojnë, bashkë me FBI.
“Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsofti që janë këtu dhe do rrinë këtu gjatë. Sistemet janë rikuperuar dhe do rikuperohen të gjitha. Ne kemi rikuperuar në kohë rekord shumë sisteme, por ajo që dua të them sot sepse ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot ka pasur gjeneralitetet kryesore të disa personave. Nuk është pjesë e database të sistemit MEMEX. Atë po hetojmë, bashkë me FBI”-tha Çuçi.