Aktualitet

Çuçi: Ristrukturohet policia, kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 16/09/21 |
Opi Nion

“Jo vetëm do të ristrukturohet Policia e Shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në seancën plenare të ditës së sotme, ku po prezanton objektivat e dikasterit që ai drejton për katër vitet e ardhshme.

Çuçi gjithashtu tha se në lidhje me sigurinë rrugore do të vendosen kamera në çdo kryqëzim.

Për kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet Policia e Shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.

Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet. Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë. Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi./Opinion.al

Pas