“Marrëveshja për strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane do vazhdojë, por nëse qëndrojnë këtu do zbatojnë ligjin shqiptar”-kështu është shprehur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë konferencës për mediat.
Minsitria tha se me incidentet e regjistruar sot, anëtarët e organizatës MEK treguan se nuk po zbatojnë marrëveshjen.
“S’kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë dhe i mbeten marrëveshjes përse qëllimet humanitare. Ne sot ajo që ndodhi ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëveshja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucionet shqiptare dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri. Me veprimet që bënë sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet. Marrëveshja vazhdon, do i mbrojmë përderisa kemi marrë përsipër këtë gjë por presim edhe reagimin e tyre në lidhje me marrëveshjen që ata vetë e kanë nënshkruar kështu që duhet ta zbatojnë”, -tha Cuçi.