Sport

Cristiano Ronaldo mund Atleticon, Juve kalon në çerekfinale


               Publikuar në : 23:01 - 12/03/19 |
geliano fataj

Pak e prisnin, vetëm tifozët më të zjarrtë të “Zonjës” megjithëse ai e kishte premtuar.  Cristiano Ronaldo ka shënuar plot tri herë në portën e mbrojtur nga Jan Oblak i Atleticos së Madridit, për të përmbysur disavantazhin e dyfishtë të takimit të parë në “Wanda Metropolitano” dhe për ta kualifikuar Juventusin në fazën e çerekfinaleve të Champions League.

Një gol i shënuar në pjesën e parë, me kokë, një tjetër i tillë i shënuar me fillimin e pjesës së dytë dhe një penallti e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, bënë që Cristiano të shkruajë me “germa të arta” emrin e tij në këtë sukses të “Zonjës së Vjetër”.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Juventusi hedh një hap më shumë drejt objektivit sezonal, duke qenë se titullin kampion në Itali e ka thuajse të siguruar, pasi nuk ka rivalitet, ndërkohë që të besuarit e Diego Simeones ndalin këtu marshimin e tyre në Champions./Opinion.al

Pas