Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë mësuar gjininë e fëmijes që po presin. Dyshja duket se do të bëhen prindër të një vajze. Në korrik ishte raportuar se ata do të bëhen prindër të fëmijes se pare të tyre. Dhe, tani duket se ata kanë mësuar gjininë e foshnjës.
Gjinia e fëmijes është zbuluar krejt rastësisht pas një postimi në rrjetin social Instagram, ku mësuesi i Georginas kishte komentuar duke zbuluar gjininë. 23 vjeçarja ka ndarë një video teksa mëson salsan dhe ishte mësuesi i këtij vallazimi që komentoi duke zbuluar gjininë. Natyrisht, komenti menjëherë është fshirë, në mënyrë që të mos spekulojnë mediat. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ikur dot mediave te cilat e kane pasqyruar lajmin.