Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’pritet të ndodhë me Prokurorin e Përgjithshëm

2017/11/10 at 1:04 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ç’pritet të ndodhë me Prokurorin e Përgjithshëm

Në  kulmin e debateve për cështjen Tahiri dhe zhvillimet e ditëve të fundit që janë pasuar me heshtjen e ish – Ministrit dhe të kryeministrit, duket se mazhoranca ka nisur të përqëndrohet tek emri pasues i Prokurorit të Përgjithshëm, mandati i të cilit përfundon pas pak javësh.


Në mënyrë të përsëritur, deputetë të mazhorancës kanë artikuluar se nuk do të tolerojnë asnjë vonesë për zëvendësimin e Adriatik Llallës, ndonëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë që me reformën zgjedhore është organi që zgjedh prokurorin e ri, nuk është ngritur ende.

 

Duke shfrytëzuar dispozitat kalimtare, mazhoranca po përgatitet të zgjedhë në këtë detyrë një nga të preferuarit e saj, edhe pse çështja e votimit në parlament të prokurorit të ri ka vend për interpretim nëse kërkon shumicë të thjeshtë apo 3/5 e votave, shkruan Opinion.al.

Gjithsesi, edhe në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga elementët e rinj të dosjes Tahiri, emrat e kandidatëve tashmë kanë nisur të qarkullojnë në ambjente të afërta me socialistët. Emri i parë i përfolur është ai i zv.drejtuesit të krimeve të rënda Henrik Ligori.

Bashkëshorti i ish- deputetes socialiste Shega Ligori u përfol si një nga kandidatët e mundshëm ndërsa lidhjet e tij me Fatmir Xhafën janë të njohura dhe ndoshta shkaku kryesor i kandidimit të tij, për sa kohë në CV e tij nuk ka ndonjë cështje të bujshme apo të rëndësishme që ta bëjë të njohur për publikun. Edhe emri tjetër që u përmend dje, ai i Ferdinand Elezit, kryetari te prokurorise se Apelit në Durrës është thuajse i panjohur përvec faktit se ka qenë drejtues i komisariatit të Sarandës në vitin e vështirë 97.

Krejt ndryshe, shkruan Opinion.al emrat që qarkullojnë sot janë më të njohur për publikun. Adnan Xholi, drejtor i drejtorisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme është emër i njohur edhe për faktin se ai ka patur në dorë dosjen e akuzave të Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Çështja që mori vëmendjen e medias për shkak të zhvillimeve politike u mbyll me vendimin e gjykatës që e shpallte fajtor kryetarin e grupit parlamentar të PS.  Emri tjetër që ndoshta mund të jetë në listën e kandidaturave që do të zëvendësojnë Llallën është ai i Elisabeta Ymerajt, prokurores që ka në dorë dosjen e shumëpërfolur të Saimir Tahirit. Ymeraj tërhoqi vëmendjen e publikut me debatet e saj në komisionin parlamentar ku diskutohej heqja e imunitetit për ish- ministrin ndërsa ka punuar dhe për cështje të tjera të rëndësishme ai ajo e imamëve të dënuar për terrorizëm apo dosjen Shullazi. Një zgjedhje e saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme do të ishte ndoshta një goditje për dosjen në shqyrtim, një nga cështjet më të rëndësishme të kohëve të fundit. Edhe pse mund të konsiderohej si promovim për një brez të ri prokurorësh.

 

Megjithatë emrat e mësipërm jo domosdoshmërisht mund të jenë pjesë e listës që do të shkojë për votim në kuvend. Nxitimi për të gjetur një kandidaturë nga shumë analistë shihet si mënyrë që mazhoranca të marë në kontroll dhe institucionin e akuzës. Reforma në drejtësi, aq e trumbetuar nga Edi Rama gjatë dy viteve të fundit ka ende boshllëqe të paplotësuara në hallka kryesore të saj. Gjë që pritet të çojë në artifica dhe interpretime që mund ta fusin në ngërc procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Proces për të cilin duket se dhe opozita nuk do të bëjë lëshime. / Opinion.al

Etiketa: Prokurori i PergjithshemProkurori i riProkuroria e Pergjithshme


Ju sugjerojmë

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Bota

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

18 Korrik, 2025 9:14 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

18 Korrik, 2025 9:08 am
Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
Bota

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

18 Korrik, 2025 8:55 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

18 Korrik, 2025 8:42 am
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 8:30 am
Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza
Aktualitet

Nga tregjet bujqësore te thertoret, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

18 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Para
Besi dhe Xhensila së shpejti prindër?

Besi dhe Xhensila së shpejti prindër?

Prefekti i ri i Gjirokastrës, Noka: Shpërblim për të heshtur për trafikun e drogës

Video/ Noka i hedh mikrofonin Felajt, demokratët largohen nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë 

Atentati/ Zbulohet emri i shqiptarit që u qëllua në Ekuador 

Atentati/ Zbulohet emri i shqiptarit që u qëllua në Ekuador 
















TE FUNDIT

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

100 vjet “Mein Kampf” – Jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
18 Korrik, 2025

Më 18 korrik 1925 Adolf Hitleri publikoi manifestin e tij ideologjik "Mein Kampf". Libri konsiderohet i vështirë për t’u lexuar....

Lexo më shumë

Plani i Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë merr aprovimin final

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
18 Korrik, 2025

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar përfundimisht mëngjesin e së premtes kërkesën e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr rreth...

Lexo më shumë

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?

Dy miliard euro për shtatë vite, pse Berlini refuzoi buxhetin e Brukselit?
18 Korrik, 2025

Dy bilionë euro për shtatë vjet: Komisioni Evropian ka plane të mëdha me një buxhet edhe më të madh. Por...

Lexo më shumë

Tiranë/Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në rrugën e Durrësit

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
18 Korrik, 2025

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një lokal në Rrugën e Durrësit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com