Policia gjermane ka evakuar të gjithë personat e pranishëm në qendrën tregtare “Pasing Arkaden” në Mynih të Gjermanisë.
Njoftohet se policia ka mbyllur gjithashtu edhe stacionet e trenave në Munih.
Rrugët atje janë mbushur me policë, por nuk ka ndonjë informacion të saktë se çfarë është duke ndodhur.
Policia gjermane ka kërkuar nga të gjithë banorët atje të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe ti shmangen zonave publike.
Qendra tregtare “Pasing Arkaden” është vetëm 13 kilometra larg nga qendra tregtare “Olimpia”, ku ka ndodhur sulmi javën e kaluar.
Por ende nuk ka raportime për një sulm të mundshëm. Pritet që policia të sqarojë situatën.