Italia ka shënuar 1,390 raste pozitive të Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në 134.136 tamponë të kryer. Ndërkohë që dje ishin 1,723 infektime. Më i ulët ka qenë edhe numri i viktimave, 26 nga 52 që ishin një ditë më parë.
Ajo që bie në sy është që për herë të parë nga gushti i vitit të shkuar, rajoni i Venetos nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga pacientët Covid në 24 orët e fundit.
Ndërkohë edhe në Lazio, për herë të parë që nga shtatori nuk është regjistruar asnjë viktimë.
“Ne kemi besim se numri i vdekjeve do të bjerë dhe shpresoj se 95% e italianëve do të jenë në zonën e bardhë në 7 ditët e ardhshme dhe pastaj e gjithë Italia në zonën e bardhë”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Speranza./Opinion.al