Bota

Covid: Venezuela kërkon vullnetarë për të testuar vaksinën ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 31/08/20 |
Opi Nion

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka njoftuar se do të kërkojë për vullnetarë që të testojë vaksinën e Covid-19 të zhvilluar nga Rusia.

Rusia ishte vendi i parë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë më 11 gusht, ndonëse ekspertët kanë pikëpyetje mbi testimet e sakta të kryera për të.

Qeveria e Venezuelës që ka marrë miliarda dollarë borxhe nga Rusia, është shprehur e gatshme për të marr pjesë në testimet klinike.

“Në ditët në vijim ne do të kërkojmë vullnetarë që të vaksinohen”, tha Presidenti Maduro të dielën. Deklarata e tij tregon se Venezuela nuk i ka ende vullnetarët, ndonëse 10 ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Carlos Alvarado tha se Venezuela do të ofronte 500 vullnetarë për vaksinën Ruse.

Qeveria e Venezuelës ka thënë se është e gatshme të marri pjesë në testimet e vaksinës se Kinës dhe Kubës./Opinion/al

Pas