Ka rënë ndjeshëm numri i rasteve pozitive infektuar me koronavirus në Kosovë.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 47 persona të infektuar me virus, teksa kanë humbur jetën vetëm 2 qytetarë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç). Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë./Opinion.al