Greqia ka regjistruar sot një tjetër shifër të lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.
Autoritetet kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1882 raste të reja me COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 111537, prej të cilëve 52.9% janë burra.
Në orët e fundit 100 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 2706 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë. Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë sipas autoriteteve mjekësore 622 qytetarë po trajtohen me intubim./ Opinion.al