Kronikë

“Covid Time”/ Iu gjetën ilaçe kontrabandë, arrestohen 2 farmacistë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 18/11/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka informuar se është finalizuar operacioni i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy farmacistë dhe është sekuestruar një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:

– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist”-njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas