Situata e shkaktuar nga pandemia COVID-19 po shkon drejt përmirësimit në Spanjë. Mësohet se në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 143 të vdekur duke shkuar në 26621 në total.
Krahasuar me një ditë më parë, 179 numri i të vdekurve është ulur me 36 raste. Sipas së dhënave të ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej 18 marsit.
Ndërkohë numri i total i të infektuarve ka shkuar në 224.390 persona. Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve nga koronavirusi, që ka shkuar në 136.166 persona./ Opinion.al