Rajoni

COVID/Shifra të larta infektimesh në Maqedoninë e Veriut, 39 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 22/04/21 |
Opi Nion

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar në 24 orët e fundit 603 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre në Shkup-209, Kumanovë – 62, Strumicë – 39, Manastir – 38, Ohër – 36, Prilep – 31, Tetovë – 27, Koçan – 21, Veles dhe Shtip – 19 secili, Kërçovë – 14, Gostivar – 13, Kavadari – 11, Radovish – 8 , Strugë – 7, Vinica – 6, Kriva Palanka dhe Resnja – 5 secili, Gjevgjeli, Vallandova dhe Demir Hisari – 4 secili, Negotinë, Sveti Nikole, Probishtip dhe Pehçevë – 3 secili, Berovë, Dellçevë dhe Krushevë – nga 2, Dibër, Bogdanci dhe Makedonski Brod – nga 1 secili.

Ndërkohëq që bëhet me dije nga autoritetet shëndetësore se kanë ndërruar jetë 39 pacientë, të cilët kanë qenë të infektuar me virus. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 149.221, prej të cilëve 126.234 janë shëruar, ndërsa 4.595 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (22 prill) është 18.392./Opinion.al

Pas