Aktualitet

Covid/Rritet numri i të shtruarve, 7 pacientë të intubuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 30/08/20 |
Opi Nion

Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, duke arritur në 178 persona, (175 ishin një ditë më parë).

Ministria e Shëndetësisë, cituar nga TV Klan, njofton se 18 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negative me anë të tamponit.

 

 

Pas