Bota

Covid/ Numri i viktimave i kalon 1.3 milionë persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:26 - 14/11/20 |
Opi Nion

Numri i personve që kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit në të gjithë botën ka arritur në 1,305,039 sipas një raporti të AFP.

Ndërkohë i njëjti burim bën me dije se zyrtarisht që nga nisja e pandemisë janë infektuar 53,438,640 persona nga të cilët 34,324,500 janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga pandemia, si në numrin e infektimeve ku janë 10,745,524 raste ashtu edhe me numrin e viktimave ku janë shënuar 244,364 të vdekur.

Ato ndiqen nga Brazili, India e më pas Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkohë vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në 24 orët e fundit, janë SHBA me 1,596 viktima, Franca me 932 viktima dhe Meksika me 568 viktima .

Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë, ku shënohen 122 viktima për 100,000 banorë, ndjekur nga Peruja, Spanja dhe Argjentina./Opinion.al

 

Pas