Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID/Një valë e re infektimesh sjell kufizime në shumë vende të botës

2021/04/04 at 11:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID/Një valë e re infektimesh sjell kufizime në shumë vende të botës

Miliona vetë në mbarë botën janë nën urdhra të reja për të kufizuar aktivitetet në prag të Pashkëve, si rezultat i shtimit të infeksioneve nga koronavirusi, megjithë vazhdimin e vaksinimeve.


Italia vendosi kufizime tri ditëshe të shtunën, duke ndaluar grumbullime të mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit për të dytin vit radhazi në​ kohë​n e kremtimeve të​ Pashkës.

Në Francë, të dielën hyjnë në fuqi masa të reja, pasi në këtë vend po përhapet me shpejtësi një variant i ri më infektues që ka sjellë mbushjen e reparteve të reanimacionit në spitale. Edhe Belgjika dhe vende të tjera evropiane kanë reaguar me masa të ngjashme.

Në Gjermani, pandemia ka thelluar mosbesimin ndaj autoriteteve. Presidenti Frank-Walter Steimeier u bëri thirrje gjermanëve të bashkohen ndërsa vendi përballet me Pashkët e dyta radhazi të shoqëruara me rritje të infektimeve dhe pakënaqësi lidhur me masat qeveritare.

Në Evropë, ritmet e vaksinimit kanë qenë zhgënjyese. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 10% e evropianëve kanë bërë një dozë vaksine dhe pak më shumë se 4% janë të imunizuar plotësisht kundër COVID-19.

Në anën tjetër të Atlantikut, provinca kanadeze e Ontarios është nën raundin e tretë të masave kufizuese që duke filluar nga e shtuna do të reduktojnë aktivitetin për 28 ditë. Edhe në Kanada ka pasur përhapje të varianteve të reja më ngjitëse të koronavirusit. Përveç Ontarios, edhe provincat e Kebekut dhe “British Kolumbias” kanë vënë kufizime.

Brazili po përjeton një nga goditjet më të rënda të kësaj pandemie pasi varianti i ri i zbuluar për herë të parë në këtë vend vazhdon të përhapet duke alarmuar mbarë Amerikën Latine.

Bolivia ka mbyllur kufirin me Brazilin; Kili ka mbyllur plotësisht kufijtë dhe Ekuadori e Peruja kanë vënë në zbatim masa kufizuese.

Situata në SHBA

Ndërkohë që fushatat e vaksinimit nuk po arrijnë t’u kundërvihen aq shpejt sa duhet ritmeve të përhapjes së virusit, Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se u bënë vendi i parë që vaksinon 100 milionë vetë. Njoftimi u bë një javë pasi administrata Biden deklaroi se kishte arritur para kohe objektivin për të bërë 100 milionë doza të vaksinë kundër COVID-19 në 100 ditët e para në detyrë të Presidentit Biden.

Megjithatë shifrat e të infektuarve me koronavirus mbeten të larta në disa rajone amerikane.

Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve të premten të mos bien në vetkënaqësi. “Të gjithë duhet të vazhdojmë të ruhemi në këto faza të fundit,” tha zoti Biden.

Më herët këtë javë, presidenti tha se me shtimin e përpjekjeve të administratës, “të paktën 90% e të gjithë të rriturve në vend do të përmbushin kriteret për t’u vaksinuar brenda datës 19 prill” pasi tashmë ka prodhim të mjaftueshëm vaksinash për ta përballuar këtë objektiv.

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, presidenti dhe drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Rochelle Walensky, shprehën shqetësimin se shumë amerikanë po braktisnin protokollet mbrojtëse kundër virusit.

Nëse vazhdon kjo, tha Presidenti Biden, vendi mund të përfshihet nga një valë e katërt e pandemisë./VOA

 

Etiketa: valë e re infektimesh


Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
VIDEO/ Manastirliu: Javën e ardhshme priten doza nga Pfizer dhe Sinovac

VIDEO/ Manastirliu: Javën e ardhshme priten doza nga Pfizer dhe Sinovac

Rama nxjerr foton dhe ironizon Bashën: Gjumi është ngjitës

Rama nxjerr foton dhe ironizon Bashën: Gjumi është ngjitës

Rama: E pakonceptueshme, të paguash që Luli të flejë në Kryeministri

Rama: E pakonceptueshme, të paguash që Luli të flejë në Kryeministri
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}