Aktualitet

COVID në Shqipëri/ Regjistrohen 2 raste të reja, prej ditësh asnjë viktimë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 01/07/21 |
Opi Nion

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste te reja nga 4024 testime të kryera.

Dy qytetarë të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

Pas