Rajoni

Covid në Maqedoninë e Veriut, shënohen 305 raste të reja dhe 11 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 28/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 305 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit nga 2 533 teste të kryera.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona.

Deri tani, prej fillimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 522 518 testime për COVID-19, dhe janë regjistruar 102 787 raste. Numri aktual i personave aktivë me COVID-19 është 8 417./Opinion.al

Pas