Kryesore

COVID në Kosovë/ Rritet numri i viktimave, regjistrohen 334 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 03/11/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tetë persona nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 334 raste të​ reja, pas marrjes së​ 1,621 mostrave.

Këto shifra janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Sipas të dhënave, po në harkun kohor të 24 orëve janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 4,562.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 705 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al

Pas