Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë regjistruar 202 raste të reja me Covid-19 nga 2.810 testime te kryera në 24 orët e fundit.
Po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë raporton se numri total i rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë është 105.188 të infektuar prej të cilëve 2.173 pacientë kanë humbur jetën.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841./Opinion.al