Bota

COVID në Itali/ Ulje e viktimave, rritje e dukshme e shtrimeve në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:29 - 21/03/21 |
Opi Nion

Italia ka regjistruar më shumë se 20 mijë raste infektimesh me COVID-19 ditën e sotme, një ulje nga dita e djeshme kur ishin 23 mijë, por me një numër testimesh shumë më të vogël, rreth 80 mijë më pak.

Në ulje kanë qenë edhe viktimat, 300, ndërkohë që dje ishin 401, duke çuar bilancin praktikisht në 105 mijë viktima nga fillimi i pandemisë. Sipas autoriteteve shëndetësore shtrimet në spital kanë patur një rritje të dukshme, 423 më shumë në një ditë, ashtu si edhe shtrimet në terapi intensive.

Ndërkohë Lombardia mbetet rajoni më i goditur, me 4003 raste infektimesh më pas vijnë Emilja-Romanja, Kampania dhe Lacio./Opinion.al

Pas