Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 445 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq 36 pacientë kanë humbur betejën me virusin duke e çuan numrin e viktimave në 5,263 që nga fillimi i pandemisë. Raportohet gjithashtu se numri në total i rasteve me Covid-19 ka arritur në 144, 738 të infektuar.
Në Greqi janë identifikuar deri më tani 8 raste gjithsej me mutacionin e ri të virusit COVID-19, ndërsa janë marrë masa të menjëhershme përtë izoluar të infektuarit./Opinion.al