Reparti i Kirurgjisë dhe i Urgjencës në Spitalin e Beratit janë ,mbyllur përkohësisht pas infektimit me COVID-19 të personelit mjekësor.
Mësohet se 4 mjekë e infermierë janë infektuar me COVID-19. Të infektuarit janë dy mjekë të Repartit të Kirurgjisë dhe 2 infermiere në Repartin e Urgjencës në këtë spital.
Ndërkohë, Inspektoriati i Higjenës ka kryer dezinfektimin dhe mbylljen e përkohshme të dy reparteve, urgjencës dhe kirurgjisë.
Po ashtu, raste me COVID-19 janë konstatuar në bashkinë dhe prokurorinë e Beratit./ Opinion.al