Bota

Covid, Merkel shfuqizon bllokimin total për Pashkë: Ishte një gabim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 24/03/21 |
Opi Nion

Angela Merkel ka shfuqizuar vendimin e saj për një bllokim të rreptë gjatë Pashkëve. “Është një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohet me kohë”. Kështu u shpreh Merkel në një deklaratë për mediat, raporton Ansa.it. “E di që ky vendim krijon më shumë pasiguri. Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim, dhe dua t’i kërkoj falje qytetarëve,”- shtoi kancelarja. Qëllimi ishte i mirë, tha ajo, por nuk u mendua mirë, sepse mbetën ende shumë pyetje të hapura.

Vendimi u mor pas kritikave të ashpra ndaj masave të fundit anti-Covid, që do të zgjasnin deri në datën 18 prill.

Në fillim të javës në takimin e drejtuesve të landeve me kancelaren Merkel u vendos që për shkak të rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen. Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendosën masa më të rrepta./Opinion.al

Pas