Rajoni

COVID/ Mbi 500 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 26/09/21 |
Opi Nion

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në të gjithë territorin janë vaksinuar 500 mijë qytetar kundë COVID-19.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije gjithashtu se të gjithë këta qytetar kanë marrë dy doza të vaksinës, ndërkohë që vaksinimi vijon ende.

Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim” mbyllet njoftimi i qeverisë së Kosovë./Opinion.al

Pas