Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid/Lleshaj:Dëgjoni autoritetet, jo disa njerëz që duhen çuar në spitale

2020/07/23 at 12:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkodra nuk gjen qetësi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit kanë vijuar inspektimet, kësaj radhe në ‘’Tiranën e Re’’ për masat parandaluese ndaj COVID-19.


Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen pasi gjithë bota po kufizohet në funksion për të mbrojtur jetën njerëzore.

Po ashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të dëgjojnë vetëm autoritete shtetërore dhe jo një grup personash të papërgjegjshëm të cilët sipas tij nganjëherë marrin dhe hapësira publike ku bëjnë kërkesa të çmendura.

Lleshaj shton se për ta nuk ka receta ligjore të shumta në dorë, teksa receta e vetme e arsyeshme do të ishte për t’i çuar në spitale, të cilat në Shqipëri ende nuk i kemi.

Ministri shton se masat kufizuese dhe parandaluese po merren për të ndërtuar diga dhe për të parandaluar një valë të madhe të COVID-19.

FJALA E SANDËR LLESHAJT

Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta, virusi ende vazhdon të godasë fort, madje po merr edhe jetë të rinjsh, edhe pa sëmundje shoqëruese. Kështu që mbetet detyrë e madhe për të gjithë ne që të angazhohemi fort për të parandaluar përhapjen e tij. Këtu kërkohet angazhimi i të gjithëve. Sot kemi dalë për të parë angazhimin e Policisë, e cila po kontrollon zbatimin e Aktit Normativ, i cili kërkon masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve, muzikës.

Sigurisht që unë jam i qartë për ndjeshmërinë e shumë qytetarëve për këto kufizime, por duhet të kuptojmë që është detyrë të bëjmë balancën dhe të zgjedhim atë që duhet të zgjedhim. Të kufizohemi në emër të asaj gjësë më të madhe, që nuk duhet ta kufizojmë, që është jeta.

Për këtë arsye kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por kërkohet dhe angazhimi i fortë i institucioneve dhe i Policisë së Shtetit. Të gjithë duhet t’i dëgjojnë këshillat, kërkesat dhe rregullat e vendosura nga autoritetet, e të mos të dëgjojnë ata që bëjnë të kundërtën, të mos dëgjojnë një kategori njerëzish të papërgjegjshëm, të cilët fatkeqësisht nganjëherë marrin dhe hapësira publike ku bëjnë kërkesa të çmendura.

Për këta njerëz nuk kemi receta ligjore të shumta në dorë, receta e vetme e arsyeshme do të ishte për t’i çuar në spitale, të cilat në Shqipëri ende nuk i kemi. Prandaj është shumë e rëndësishme për qytetarët që as sa duhet të dëgjojnë autoritetet, aq sa duhet të dëgjojnë autoritetet shëndetësore, të dëgjojnë mjekët, të dëgjojnë Policinë, po aq duhet të refuzojnë, të izolojnë këta zëra të papërgjegjshëm të cilët synojnë të mbjellin rrëmujë dhe paqartësi mes qytetarëve.

Është fort e qartë që ne jemi përballë detyrës për të kufizuar, përpara zgjedhjes për të kufizuar shumë liri tonat. Lirinë e lëvizjes, lirinë e takimit, lirinë e grumbullimit e shumë liri të tjera, të cilat jo këtu, por në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore, e cila prevalon në këtë situatë të pazakontë.

Forcat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore do ta vazhdojnë me intensitet të lartë angazhimin për të siguruar zbatimin e masave ligjore të ndërmarra tashmë. Lokalet mbeten një burim i rëndësishëm risku dhe kërkesa për të evituar grumbullimet e mëdha mbetet aktuale. Policia është e angazhuar për ta zbatuar me rigorozitet këtë kërkesë. Po ashtu kërkesa të ngjashme janë për pishinat, për plazhet, për vendet tjera të grumbullimit. Duhet të shmangim me çdo kusht përhapjen e virusit. Secili mund të bëjë diçka, secili mund ta ndërpresë një zinxhir përhapjeje dhe është më mirë ta ndërpresim kështu, sesa të mbërrijmë në dyert e spitaleve.

Gjithë sfida jonë sot është të parandalojmë valën dhe të ndërtojmë digë përballë spitaleve, në mënyrë që mos të mbingarkojmë tej mundësive spitalet. Kështu që është shumë e rëndësishme për qytetarët që të mbajnë dhe të bëhen palë me institucionet për të frenuar këtë valë përhapjeje të virusit.

E theksoj dhe përsëris edhe njëherë, virusi ka goditur tashmë moshat e reja, i ka goditur fatalisht në disa raste, edhe të rinj që nuk kanë pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. Kështu që mbetet shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim, për qytetarët dhe për të gjithë njerëzit e përgjegjshëm në këtë vend që të bëjnë durim, të bashkëpunojnë me organet përkatëse në mënyrë që të bëjmë më të mirën dhe të sigurojmë e garantojmë jetën e qytetarëve tanë.

Etiketa: kufizimelleshajpandemi


Ju sugjerojmë

Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive
Aktualitet

Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

23 Korrik, 2025 12:43 pm
Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve
Bota

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve

23 Korrik, 2025 12:21 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Mashtrimi me mikrokreditë, sekuestrohen llogari bankare me 1.3 mln euro dhe…

23 Korrik, 2025 12:06 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pa nisur votimi. Ja arsyeja

23 Korrik, 2025 11:56 am
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
Politikë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

23 Korrik, 2025 11:34 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata në vend, 11 vatra zjarri ende aktive

23 Korrik, 2025 11:29 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Kryesore

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

23 Korrik, 2025 11:19 am
Para
Ndryshon klasifikimi i “Forbes”: Bill Gates nuk është më i pasuri në botë

Bill Gates: Do të duhen disa doza vaksine për koronavirusin

Manastirliu: Të rikthejmë përshëndetjen tradicionale

Manastirliu: Të rikthejmë përshëndetjen tradicionale

I kërkoi vetëdeklarim pasurie, Ibrahim Lici sfidon OFL

OFL iu dërgon formularin katër të dënuarve, mes tyre një grua
















TE FUNDIT

Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Ilir Proda takohet me homologun turk: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive
23 Korrik, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në një vizitë në Stamboll, ku është takuar me homologun...

Lexo më shumë

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve

Greqi, zjarret masive në pyje detyrojnë evakuimin e banorëve
23 Korrik, 2025

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë...

Lexo më shumë

Mashtrimi me mikrokreditë, sekuestrohen llogari bankare me 1.3 mln euro dhe…

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
23 Korrik, 2025

SPAK ka përfunduar hetimet në lidhje me mashtrimet me mikrokreditë, duke dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 personave juridikë....

Lexo më shumë

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
23 Korrik, 2025

Akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj, do t’i komunikohen zyrtarisht në ambientet e paraburgimit të Durrësit, bën me dije gazetarja e Klan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com