Aktualitet

COVID/ Komiteti i Ekspertëve shtyn dhe 1 javë hapjen e transportit publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 12/06/20 |
Opi Nion

Pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të shtyjë  hapjen e transportit publik, pasi konsiderohet si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.

Sipas Komiteti Teknik i Ekspertëve, rritja e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.

“Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.”

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka theksuar përsëri këshillat që duhet të zbatojnë qytetarët.

“Të ruajmë distancimin fizik, higjenën personale, të përdorim maskat apo barrierat mbrojtëse në vendet e mbyllura, aty ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik si dhe një apel për të gjithë aktivitetet e biznesit, të zbatojnë protokollet sipas nivelit të riskut.”/ Opinion.al

Pas