Sociale

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar, fjalët prekëse të të atit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 14/10/21 |
el ida

Kristi Baba, 30 vjeç është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19. Është vetë babai i të ndjerit që në rrjetet sociale flet për humbjen e të birit dhe shkruan se Kristit ju shuan të gjitha ëndrrat.

Piktori 30-vjeçar po përgatitej për ekspozitën e tij, por fatkeqësisht nuk ja doli me sëmundjen.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba, piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar  betejën me COVID-in. Ti për ne ishe jeta, dielli, ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat  e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ia arrite. Gjithë ëndrrat e tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Drite i pastë shpirti”, shkruan Ernest Baba./Opinon.al

Pas