Sociale

Covid i merr jetën biologut shqiptar, zbuluesi i tulipanit të Kukësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 02/01/21 |
Opi Nion

Biologu Besnik Hallaçi është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare si pasojë e korornavirusit. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miqtë, të cilët shprehin keqardhjen për humbjen e tij.

Besnik Hallaçi mbante detyrën e Drejtorit të Zonave të Mbrojtura në qarkun e Kukësit, por ai ishte veçanërisht i njohur si  zbuluesi i “Tulipanit Shqiptar” apo  ndryshe “Tulipani i Kukësit”. Prej dy javësh ai ishte i shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për Covid 19, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë.

Biologu dhe ambientalisti Hallaçi ishte një prej njohësve më të mirë të florës dhe faunës në verilindje të vendit./Opinion.al

Pas