Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-i ekspozon krizën e diabetit në SHBA

2021/08/12 at 7:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
COVID-i ekspozon krizën e diabetit në SHBA

Pandemia me pasoja fatale e COVID-19-s ekspozoi një krizë më të thellë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara dhe më të vështirë për t’u menaxhuar. Prej më shumë se një dekadë, vendi me ekonominë më të fortë në botë, duket se e ka humbur betejën kundër diabetit.


Në Shtetet e Bashkuara pandemia vdekjeprurëse e COVID-19 ka nxjerrë ne pah një krizë më të thellë të shëndetit publik, atë që lidhet me diabetin. Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje ranë viktima të izolimit dhe problemeve që shkaktoi koronavirusi edhe në ato raste kur nuk ishin prekur prej tij. Elicia Heaston kishte një shoqe të ngushtë, Kate Herrin.

“Kate ishte shoqja ime më e mirë, në fakt motra ime. U njohëm 26 vite më parë në shkollën e mesme dhe prej atij momenti nisëm të kultivojmë miqësinë mes nesh“, e nis ajo rrëfimin e saj.

Shumë kohë para pandemisë, Kate Herrin ishte një prej miliona amerikanëve që luftonin për të mbajtur nën kontroll diabetin.

Më pas goditi COVID-19.

E varfër dhe fillikate, Kate dilte rrallë nga shtëpia.

Ajo nuk shkonte më për testime të rregullta laboratorike dhe po haste probleme me të mëdha se kudorherë për të siguruar ilaçe.

Shëndeti i saj u përkeqësua edhe më shumë derisa ndodhi më e keqja.

“Ata e gjetën në dyshemenë e banjës. I dëgjova tek flisnin në radio se kishin gjetur një person të seksit femër, pandjenja në banjo dhe u shqetësova jashtë mase. Policia më kërkoi të zhbllokoja telefonin e saj dhe vura re se gjëja e fundit që kishte kërkuar në Google ishte se cilat janë shenjat e një goditje në zemër“, thotë Elicia Heaston.

Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se ajo vdiq nga goditja në zemër dhe komplikime të lidhura me diabetin e tipit 2.

Elicia thotë se Kate druhej se COVID-i do t’i merrte jetën, por në fakt si pasojë e izolimit për shkak të virusit, diabeti i saj u përkeqësua.

“Mendoj çdo ditë për të…çdo ditë. Nuk ka një ditë të vetme që nga dita që ajo u largua nga kjo jetë, të mos mendoj për të“, thotë zonja Heaston.

68-vjeçari John Cupo punon si menaxher i një godine në Las Vegas. Ai u diagnostikua me diabet të tipit 2 më shumë se një dekadë më parë.

Në nëntor 2019, ai vuri re një plagë në këmbën e tij të majtë. Mjeku specialist tha se i ishte shkaktuar nga ulja e qarkullimit të gjakut për shkak të diabetit dhe nisi kurimin e saj.

Pas kësaj, zoti Cupo ra dakord të shkojë për kontrolle mjeksore, çdo dy javë. Por COVID-19 ia prishi rutinën.

“Kisha shumë frikë të dilja nga shtëpia e të shkoja tek zyra e mjekut e mbushur me njerëz apo kudo që ndeshja me diçka të ngjashme, ndaj qëndrova në shtëpi dhe po përpiqesha ta kuroja vetë plagën, por ajo vazhdonte të përkeqësohej. Ndaj u detyrova të shkoj per kontroll. Mjeku me tha se duhej të prisja gishtërinjtë e këmbës. Dhe pastaj edhe këmben … ishte infektuar kocka. Prerja e gishtërinjve nuk funksionoi sepse një javë më vonë, këmba më ishtë bërë mavi”, thotë zoti Cupo.

Ai kaloi një muaj të vështirë derisa u shërua.

Prej atij momenti ka mësuar të ecë me protezën në këmbë. Por zoti Cupo thotë se sot ai do të vazhdonte ta kishte këmbën nëse nuk do të rrinte i trembur në shtëpi për shkak të COVID-it.

Radhët e pacientëve të sapo diagnostikuar me diabetin e tipit 2 po mbushen tashmë me më të rinj në moshë.

Pjesërisht kjo ndodh sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po jetojnë në kushte që nxisin “obezitetin”, bëjnë pak ushtrime, hanë më shumë ushqime të përpunuara dhe po shtojnë shumë në peshë, që në moshë të re.

Izolimi dhe mosveprimi i nxitur nga pandemia po i bën më të mëdha këto rreziqe. Në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington, diagnostikimet me diabet të tipit 2 tek pacientët nga 8 në 20 vjeç gati u trefishuan në vitin e parë të pandemisë.

Një nga pacientët e rinj të spitalit është 15-vjeçari Adedotun Adebayo.

“Isha mjaft aktiv para COVID-it. Kur pandemia goditi dhe gjithçka u mbyll, palestrat, gjithçka, nuk po bëja shumë stërvitje dhe mendoj ndoshta ky është një nga faktorët që kontribuoi që unë të sëmuresha me diabet. Kam shtuar shumë në peshë“, thotë ai.

Në mars të këtij viti, Adedotun u dërgua me urgjencë në njësitë e kujdesit intensiv pasi i kishte rënë të fikët në kishë.

“U zgjova dhe isha në spital, njësoj si në filmat që kam parë, në një krevat të vogël kur gjithçka rrotullohet, me tela, tuba e aparatura që bëjnë zhurmë rreth meje. Më kujtohet që nuk mundesha të flisja. Fjalitë që nxirrja nga goja ishin pa kuptim. Nuk mundesha dhe as nuk doja të haja. Nuk kisha uri. Kërkoja vazhdimisht vetëm ujë”.

Tashmë Adedotun thotë se përpiqet të zgjohet më herët dhe të hajë një dietë më të mirë ushqimore.Ai numëron karbohidratet në mënyrë që të mund të marrë dozën e saktë me insulinë gjatë vakteve.

Në Shtetet e Bashkuara vdekjet nga diabeti u rritën me 17% në më shumë se 100,000, në vitin 2020, sipas një analize që agjencia Reuters u ka bërë të dhënave të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Kjo shifër e zymtë është rezultat i një dështimi të shëndetit publik që i ka paraprirë pandemisë për një kohë të gjatë dhe është pothuajse e sigurt se do të vazhdojë, edhe pasi situata e shkaktuar nga korovavirusi të qetësohet./ VOA

Etiketa: covid-19diabetishba


Ju sugjerojmë

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
Bota

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

7 Gusht, 2025 10:36 pm
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Life Style

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

7 Gusht, 2025 10:14 pm
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Bota

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

7 Gusht, 2025 9:16 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Para
Video/ Alkool dhe kërcim, “harbohen” dy murgeshat

Video/ Alkool dhe kërcim, “harbohen” dy murgeshat

Zvicra dhe Franca pezullojnë dëbimet në Afganistan

Zvicra dhe Franca pezullojnë dëbimet në Afganistan

Rusia ndalon për spiunim ekspertin e fluturimeve hipersonik

Rusia ndalon për spiunim ekspertin e fluturimeve hipersonik
















TE FUNDIT

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
7 Gusht, 2025

Ministri i informacionit të Libanit tha të enjten se kabineti kishte miratuar objektivat e propozimit të SHBA-së për çarmatosjen e...

Lexo më shumë

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
7 Gusht, 2025

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
7 Gusht, 2025

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Lexo më shumë

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
7 Gusht, 2025

Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com