Kosova ka shënuar papritur një rëndim të bilancit të personave të prekur nga COVID-19. Rastet e reja janë rritur ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.
Në përditësimin e 24 orëve të fundit autoritetet e Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë kryer gjithsej 764 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 79 persona, më shumë se dyfishi i një dite më parë, kur në vend ishin raportuar 33 raste të reja.
Autoritetet njoftojnë se një 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, ndërsa një ditë më parë Kosova nuk kishte shënuar asnjë vdekje. 61 pacientë janë shëruar ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.250 persona./Opinion.al