Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 shumë shkencëtarë në shtete të ndryshme kanë nisur kërkimet për gjetjen e vaksinës.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka deklaruar se BE do të mbështesë kërkimet për gjetjen e vaksinës.
Ajo theksoi se vaksina duhet të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët në botë dhe se nuk duhet të jetë luks. Këtë deklaratë presidentja e Komisionit Evropian e bëri gjatë samblesë së 73 të OBSH.
“Duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit dhe për këtë duhet kura respektove. BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”-tha Ursula von der Leyen,
Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që të kishte e para vaksinën në fjalë./ Opinion.al