Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID/BE masa për Krishtlindjet, në Europë çdo 17 sekonda vdes një person

2020/12/02 at 5:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID/BE masa për Krishtlindjet, në Europë çdo 17 sekonda vdes një person

Komisioni i Bashkimit Europian ka publikuar udhëzimet për javët e ardhshme, në përpjekje për të shmangur një valë të re infektimesh gjatë periudhës së festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.


 “Në kontekstin aktual epidemiologjik në BE është e vështirë të justifikosh heqjen e masave të kontrollit. Për ata që duan të udhëtojnë, rekomandohet vaksina e gripit, “ tha Komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

Kyriakide theksoi gjithashtu se është e nevojshme që të mbahet nën kontroll pandemia derisa të gjitha vendet të kenë të disponueshme vaksinën anti-COVID.

«Në Evropë çdo 17 sekonda një person humbet jetën për shkak të Covid. Situata mund të stabilizohet, por mbetet delikate . Ne nuk duam të anulojmë Krishtlindjet, por t’i bëjmë më të sigurta,” shtoi ajo.

Teksti i Komisionit të Bashkimit Europian nuk përmend sportet dimërore, por mesazhi është i qartë, të gjitha shtetet duhet të sakrifikojnë diçka që të vendosin nën kontroll pandeminë.

Rekomandimet e Brukselit, synojnë të ketë një përgjigje të koordinuar dhe unifikuar kundrejtë luftë me virusin COVID, por janë shtetet anëtare ato që e kanë ekskluzivitetin dhe kompetencat e plota për  zbatimin e këtyre masave.

Pushimet shkollore

Në mënyrë që të zvogëlojë rreziqet e transmetimit në periudhën pas Krishtlindjes, Komisioni bën thirrje që t’i kushtohet vëmendje zgjatjes së pushimeve shkollore ose kalimit në një peiudhë në mësimin online, për të parandaluar infeksionet që të përhapen nëpër shkolla.  Në këto raste, shpjegon Brukseli, do të jetë e rëndësishme “të përcaktohet një datë, disa ditë para se fëmijët të kthehen në shkollë, në të cilën të gjitha familjet me fëmijë apo dhe mësuesit duhet të jenë kthyer në shtëpi nëse kanë udhëtuar.” Qëllimi është evidentimi dhe shmangaja e rasteve nëse virusi mund të merret gjatë udhëtimit apo periudhës së pushimeve.

Ceremonitë fetare

Në rastin e ceremonive fetare, Brukseli fton shtetet anëtare të “shmangin ceremonitë e mëdha ose t’i ndjekin ato online,  në televizion ose radio. Përdorimi i maskave është veçanërisht i rëndësishëm gjatë këtyre llojeve të takimeve “.

Distancimi fizik

Distancimi fizik dhe kufizimi i kontakteve shoqërore mbeten “thelbësore” edhe në muajt e dimrit, në veçanti gjatë periudhës së pushimeve. Masat duhet të bazohen në situatën epidemiologjike në vendin përkatës për të kufizuar ndikimin social dhe ekonomik. Komisioni fton të gjithë që të  të mos lejojnë takime masive dhe të përcaktojnë kritere të qarta për ngjarje të jashtëzakonshme. P.sh.  të përcaktohet numri maksimal i njerëzve të lejuar për takime të brendshme dhe të jashtme dhe masa specifike të kontrollit.

Puna nga shtëpia dhe karantinimi

Në funksion të pushimeve, për të shmangur infektimin, është rekomanduar nga Komisioni I BE  “të lejoni njerëzit të punojnë nga shtëpia ose nga vendi ku ata synojnë të kalojnë pushimet e fundvitit disa ditë para dhe pas rikthimit në ambientet e punës, mundësisht rreth shtatë ditë”.

Qëllimi është të sigurohet që punëtorët mund të vetë-karantinohen (për të paktën 7 ditë) para se të kthehen në vendin e punës. “Aty ku puna në distancë nuk është e mundur, punëdhënësit duhet të vendosin masa që lejojnë kthimin e sigurt në punë.”

Testet mbeten thelbësore për të zbuluar grupet dhe për të ndaluar transmetimin.

Udhëtime të sigurta me një vaksinë anti grip

Pushimet e fundvitit mund të çojnë në rritje të udhëtimeve.  Është e nevojshme që të ruhet siguria dhe të arrihet koordinimi midis shteteve. Komisioni po ashtu kërkon që të gjithë qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit para udhëtimeve.

Sistemi shëndetësor

Shtetet duhet të përgatisin plane të vazhdimësisë së trajtimit të sëmundjeve të tjera dhe menaxhimin e shpërthimeve të rasteve të infektuara me Covid .

Mbështetje psikologjike

Pandemia shkakton stres të madh. Komisioni i BE fton shtetet anëtare të “forcojnë mbështetjen e publikut për të luftuar lodhjen pandemike. Duhet gjithashtu të intensifikohet mbështetja psikosociale ».

Plani i vaksinave

Komisioni është i gatshëm të mbështesë shtetet anëtare nëse është e nevojshme në shpërndarjen e vaksinave në përputhje me planet e tyre të shpërndarjes dhe vaksinimit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
Para
Kodi Zgjedhor, “Venecia” pranon kërkesën e Metës

Ndryshimet zgjedhore, "Venecia": Palët të zbatojnë ligjin zgjedhor

A kishte hile politike në uljen e pragut? Balla: 3% ishte lapsus

Opinioni i “Venecias”, Balla akuzon presidencën: Ishte konfidencial

 Mësimi online, pro dhe kundër

 Mësimi online, pro dhe kundër
















TE FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
13 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke vijuar me denoncimet publike për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
13 Qershor, 2025

KAS vendosi hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe në Gramsh. me kërkesë, të dy anëtarët e KAS Ledio...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
13 Qershor, 2025

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte reagoi menjëherë pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, duke bërë thirrje për uljen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com