Kosova ka shënuar 24 orët e fundit 498 raste të infektimit me koronavirus, pas kryerjes së 2,835 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar gjithashtu tetë raste të humbjes së jetës.
“Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç)“, bën me dije njoftimi.
Në të gjithë vendin janë aktive 12,609 raste infektimesh./Opinion.al