Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 44 qytetarë nga COVID-19.
Gjatë këtij harku kohor, në shtetin fqinj janë regjistruar gjithashtu dhe 2727 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 742.170.
Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi kanë humbur jetën 15.938 persona./ Opinion.al