Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor

2020/10/28 at 8:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID 3/ Rakacolli: Do jenë funksional 50 shtretër, gati stafi mjekësor

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ka deklaruar se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar.

Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar, nga 200 shtretër të disponueshëm në këtë spital, ndërsa “Infektivi” që disponon 120 shtretër, tashmë është ezauruar, por gjithsesi ajo theksoi se shtrimi dhe shërimi i pacientëve, është një proces dinamik nga i cili varen edhe kapacitetet.

 “Siç e kemi thënë në fillim, kur të mbushen kapacitetet plotësisht të Covid 1 dhe 2 do të kalohet tek Covid 3. Edhe pse nuk është kollaj të përgatiten strukturat, ne jemi të përgatitur dhe Covid 3 është gati për të filluar në momentin e parë që do të jetë nevoja. Ndërkohë nga 120 shtretër në “Infektiv” dhe gati 200 të tjerë tek “Shefqet Ndroqi”, janë gati 40 shtretër ende të lirë. Njerëzit shërohen dhe duhet të themi që ky është një proces dinamik”.

Rakacolli wshtw shprehur se janë mbi 80 infermierë, të cilët janë duke u trajnuar për të dhënë ndihmën ndaj pacientëve të infektuar nga Covid-19, ka mjekë dhe specializantë që sipas saj, edhe ata janë në trajnim.

Zv/ministrja tha se në Covid 3, nuk do të hapen menjëherë 150 shtretërit, sa është kapaciteti i tij maksimal, por do të jenë të disponueshëm 50 të tillë fillimisht.

“Covid 3 dhe 4, janë menduar që do të hyjnë në veprim gradualisht. Kemi parashikuar infrastrukturën dhe kemi vendosur aparatet, kemi  menduar edhe për burimet njerëzore, janë mbi 80 infermierë, kemi mjek infeksionistë që janë duke u trajnuar, kemi specializantë që edhe ata janë në trajnim të cilët do të vihen në dispozicion të trajtimit të sëmundjes. Nuk do të hapen që në fillim 150 shtretër por do të jenë funksional 50 si fillim, dhe më pas gradualisht do të procedohet në varësi të situatës. Kujdesi në Covid 3 do të jetë një kujdes terciar nga mjekët”.

Rakacolli foli edhe për trajtimin e pacientëve të sëmurë në shtëpi, dhe spital, si dhe për medikamentet me të cilat luftohet sëmundja.

Ajo tha se nuk ka ende një trajtim specifik për Covidin, dhe se në varësi të simptomave të rënda, apo të lehta tek pacientët, përdoren medikamentet të cilët specialistët rekomandojnë.

“Pacienti që trajtohet në shtëpi është ndryshe nga ai që trajtohet në spital, Covidi nuk ka një trajtim specifik, sëmundja trajtohet sipas fazës dhe në bazë të simptomave të të sëmurit”./Burimi: ABC News

Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 800 të infektuar në 24 orë

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 800 të infektuar në 24 orë

Dibër/ Tre punonjës dyshohet se janë bllokuar në minierë

Dibër/ Tre punonjës dyshohet se janë bllokuar në minierë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com