Shifrat ditore të vdekjeve nga koronavirusi në Turqi arritën një rekord të lartë sot duke shënuar 196 viktima në 24 orët e fundit, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë. Në total numri i vdekjeve që në nisje të pandemisë arrin në 14,705 persona.
Ndërkohë, Turqia regjistroi 31,896 raste të reja, përfshirë ato asimptomatike, në 24 orët e fundit, me një rënie të lehtë nga 32,736 raste që ishin regjistruar të premten. Dita e premte shënoi shifrën më të lartë të infektimeve ditore të raportuara nga Ankaraja që nga fillimi i pandemisë në Mars./Opinion.al