Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

2020/06/08 at 5:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19, zyrtarët amerikanë u bëjnë thirrje protestuesve të testohen

Numri i vdekjeve në mbarë botën si pasojë e COVID-19 ka arritur në rreth 403 mijë që prej fillimit të shpërthimit të virusit ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se shtatë milionë.


Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me numrin më të madh të vdekjeve mbi 110 mijë. SHBA ka gjithashtu numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, rreth dy milionë, pasuar nga Brazili me rreth një të tretën e këtij numri, ndjekur nga Rusia e Britania.

Një lajm i mirë vjen nga Zelanda e re ku u njoftua të hënën se vendi kishte eliminuar infeksionet e reja me koronavirus. Zelanda e Re ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura, por do të vazhdojë t’i mbajë të mbyllura kufijtë e vendit.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara autoritetet po u kërkojnë pjesëmarrësve në protesta lidhur me vdekjen e George Floyd, që të testohen për të kuptuar nëse janë infektuar nga COVID-19, pas më shumë se 10 ditë protestash e marshimesh pa ruajtur distancën fizike.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo theksoi nevojën për kryerjen e testeve duke shtuar se shteti po hap 15 qendra të reja testimi. Ai u kërkoi banorëve të mos rrezikojnë. Thirrje të ngjashme lidhur me nevojën për të kryer testime kanë ardhur nga drejtues shtetesh e qytetesh si Atlanta, San Francisko dhe Siatëll.

Sot (e hënë) në Nju Jork rreth 400 mijë vetë u rikthyen në punë ndërsa qyteti më i madh i vendit ka nisur fazën e parë të rihapjes. Shumë prej tyre kanë përdorur metronë për herë të parë pas rreth tre muajsh. Punëtorët e ndërtimit dhe ata që punojnë në fabrika, magazina të tregtimit me shumicë apo dyqane me pakicë janë kthyer në punë. Por me mijëra restorante të qytetit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura të paktën edhe për pjesën tjetër të muajit.

Ndërsa zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut duken mjaft të sigurt për të nisur rihapjen, Departamenti i Shëndetësisë në Florida njoftoi 1.180 raste të reja me koronavirus të dielën, duke thënë se kjo ishte dita e pestë me radhë që numri i rasteve të reja tejkalonte të 1.000 vetët.

Ekspertët në Florida thonë se njerëzit nuk po i kushtojnë vëmendje distancimin fizik me fillimin e lehtësimit të masave kufizuese. Sipas tyre shifrat janë rritur gjithashtu pas nisjen e protestave lidhur me vdekjen e George Floyd./ VOA



Ju sugjerojmë

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…
Bota

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…

3 Shtator, 2025 9:46 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari arrestohet në Malin e Zi

3 Shtator, 2025 8:46 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

3 Shtator, 2025 8:43 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 shtator 2025

3 Shtator, 2025 8:01 am
Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Para
Donald Trump, aleat jo i besueshëm

Donald Trump, aleat jo i besueshëm

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet, kryeministrja: Festova me një kërcim

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet, kryeministrja: Festova me një kërcim

Itali, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19

Itali, ja sa persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19
















TE FUNDIT

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…
3 Shtator, 2025

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës, ndërsa mbajti paradën ushtarake...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, shqiptari arrestohet në Malin e Zi

Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
3 Shtator, 2025

Është arrestuar në Malin e Zi, 31-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ra shtetasi me iniciale M.D.,...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
3 Shtator, 2025

Terrirori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Shtator, 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com